Gjatë javës që lamë pas, me datë 18.04.2015, në Tiranë u mbajtë Turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së “Tirana open 2015”.
Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë rrethë 400 garuesë nga 7 vende si: Italia, Shqipëria, Kosova, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitë në këtë garë me 4 garues dhe një refer. Garuesit e TKD-së Ulqini patën këtë suksesë:
Medina Kanaqi kurorzohet me medalje të argjendë, vendi i dytë,
Ardiana Karamanaga fiton medaljen e vendit të tretë atë të bronzit,
Edina Kraja poshtu shpërblehet me medaljen e bronzit,
Ndërsa Esad Kraja për shkak të lendimit të pësuar nuk arrinë të vazhdojë garën deri në fundë pasi mjeku e ndërpreu ndeshjen.
Medina Kanaqi pati një prezantim të mirë e cila fiton dy luftëra ndërsa humbë në finale nga garuesja e Greqisë.
Ardiana Karamanaga dhe Edina Kraja fituan luftën e parë ndërsa në dyluftimin e dytë ata humbën nga garuesja Italiane dhe asaj Greke. Kurse kryetrajneri i këtij klubi Fikret Dushku kishte rolin e referit në këtë garë.
Falenderojmë të gjithe sponsorët që na mundësuan pjesmarrjen në këtë aktivitet sportiv.








