Prej sonte ora policore në Mal të Zi do të jetë dy orë më e gjatë, gjegjësisht fillon në ora 19, njoftoi Trupi Nacional Koordinues.
U shkurtua edhe orari i punës në dyqane dhe lokale dhe tani do të jetë deri në ora 18, ndërsa ndalohen të gjitha llojet e tubimeve dhe vizitave në amvisëri.
Në fuqi vazhdon të jetë edhe ndalimi i komunikacionit ndërqytetor gjatë fundjavës.