Vendimi i Këshillit për Privatizim të Qeverisë së Malit të Zi që Kriporja të kthehet në pronë shtetërore shënoi përvjetorin e parë nga zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, konsiderojnë analistët dhe përfaqësuesit e OJQ-ve.
“Kështu Mali i Zi e dëshmoi vullnetin dhe kapacitetin që të përmbush obligimet ndaj Bashkimit Evropian dhe tregoi gatishmërinë për mbylljen e kapitullit 27 që ka të bëjë me mjedisin jetësor, sepse administrimi adekuat i Kripores është pikërisht një nga kushtet për mbylljen e tij”, thotë drejtorja programore në Qendrën për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Shpendëve, Ksenija Medenica.
Ajo thekson se çështja e pazgjidhur pronësore është një nga problemet kyçe i cili ngadalësoi mbrojtjen e zonës e cila, me vendim të Komunës së Ulqinit, u shpallë park i natyrës.
“Tani nuk ka më arsyetime për nisjen e zbatimit konkret të masave për mbrojtjen e Kripores, krijimin e strukturës udhëheqëse dhe shqyrtimin e opsioneve tjera të cilat janë të mira për natyrën dhe njerëzit. Dhe eventualisht rinisjen e prodhimit të kripës”, shton Medenica.