Tonesen: ADA ËSHTË PARAJSË E VËRTET NË TOKË

Lena Tonesen është Norvegjeze atraktive e cila bashkatdhetarët e vet i ka mrekulluar me blog. Për vetëm dy javë blogu i saj është renditur në listën e më të njohurve në Norvegji në konkurrencë prej gati 45 mijë blogerëve.

Lena këtë verë e vizitoi Ulqinin dhe ishte e magjepsur, sidomos me Adën. “Ky ishull është i pabesueshëm, për mua parajsë e vërtet në tokë. Më ka pëlqyer shumë deti Adriatik i cili është shumë më i ngrohtë se oqeani”, tha ajo.Lene Tonnesen“Me që fotografoj të gjitha që i kam interesant, këtu mbas shumë kohëve kisha problem si ti zgjedh fotografitë më të bukura dhe që sa më mirë ta përcjell atmosferën”, tha kjo Norvegjeze dhe shtoi: “Njerëzit më së shumti i besojnë përshtypjeve personale të njerëzve tjerë – reklama sa do e mirë që është menduar asnjëherë nuk ka efekt të tillë, ndërsa shpejtësia e internetit të gjitha i bënë të qasshme në kohën reale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…