Tradita ndërkulturore shekullore në bregdetin e Malit zë Zi

Gjithmonë ka qenë privilegj të jetosh në bregdetin e Malit të Zi. Atje keni gjithçka që ju nevojitet për jetën, por qendrimi dhe zhvillimi janë të mundur vetëm falë lëvizshmërisë dhe vitalitetit të madh të këtyre njerëzve, si dhe dinamizmit të traditave të tyre.

Megjithëse shoqëritë kufitare janë më të prirura ndaj ndarjeve dhe konflikteve, këtu është treguar se, edhe kur luftërat janë të ndezura përreth, ky është një rajon ndërveprimi dhe shkëmbimi. Dhe edhe kur kufiri ndarës i Perandorisë së Madhe Romake, i tërhequr në vitin 395, kalon nga mesi i kësaj zone.

Tradita ndërkulturore, kontaktet e përditshme, vëllazëritë, kumbaritë, miqësitë dhe njohjet ishin më të forta se forcat e përçarjes, urrejtjes dhe gjakderdhjes. Edhe atëherë kur nuk u pëlqeu autoriteteve të ndryshme civile apo manipuluesve me ndjenjat fetare e etnike.

Natyrisht, gjatë historisë ka pasur rivalitet fetar dhe etnik, asimilim, luftë për ndikim dhe shpirtra njerëzorë. Megjithatë, edhe ata që ndryshuan identitetin e tyre nuk e braktisën dhe harruan plotësisht trashëgiminë e identiteteve të tyre të mëparshme. “Nëse kemi ndërruar fenë, nuk kemi ndryshuar gjakun tonë. Zoti është një, thjesht i lutemi atij në mënyra të ndryshme”, kanë thënë fisi i Mrkotëve që gjendet nën malin Lisinj, mes Tivarit dhe Ulqinit.

Dhe identiteti është, para së gjithash, një lidhje shoqërore midis një individi dhe një kolektivi, domethënë një komuniteti. Në atë bashkësi janë vëllezërit, fqinjët, të afërmit, miqtë, fshati fqinj. Kjo është arsyeja pse identiteti këtu ishte përgjithësisht shumështresor dhe prandaj njerëzit nuk ishin radikalë fetarë dhe/ose fanatikë.

Dhe si të tillë, ata ishin shumë më të lidhur me tokën dhe hapësirën sesa me kombin apo fenë. Historikisht, banorët e këtyre qyteteve ishin më shumë krenarë për identitetin e tyre urban sesa për identitetin e tyre etnik, për këtë arsye ata mbrojtën me pasion të drejtat e tyre komunale gjatë tërë historisë.

Etika e bashkëpërgjegjësisë dhe etika e bashkëjetesës së kulturave dhe feve të ndryshme, së bashku me kujtesën kolektive, ishin dhe janë forca jetike e këtyre komuniteteve dhe qyteteve. Kjo nënkupton pranimin e të gjitha këtyre identiteteve pa i konsideruar ato reciprokisht ekskluzive. Dhe duke mbajtur gjithmonë parasysh se demokracia dhe liria (liria, siç vuri në dukje de Tocqueville, është gjendja natyrore e shoqërive të vogla) presupozon tolerancën.

Vullneti dhe vendimi i tyre i lirë ishte të mbronin hapësirën e tyre, qytetet dhe jetët e tyre të brishta nga fuqitë e tyre shkatërruese duke zgjedhur solidaritetin dhe bashkëpunimin si elementët më të mirë kohezivë të komunitetit. Historiani i njohur kroat Milan Shuflaj vëren se në këtë zonë në mesjetë ka ndodhur simbioza shqiptaro-sllave, e cila më vonë ka ndikuar në zbutjen e dallimeve etnike.

Mbi këto themele, duke ruajtur unitetin, barazinë dhe drejtësinë për të gjithë banorët, qytetet mund të mbijetonin. Pavarësisht se kush janë dhe nga vinin, çfarë feje, race apo ngjyre lëkure, çfarë statusi shoqëror kishin banorët e tyre.

 

Ky tekst është krijuar në kuadër të projektit “Vendet ndërkulturore, festat dhe shenjtorët në bregdetin e Malit të Zi”, i cili financohet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi