Tradita vazhdon: EDHE KËTË PRANVERË RIPËRTËRITJA E KALLDRËMIT

Shaqo 1Është bërë traditë që çdo pranverë të bëhet ripërtëritja e kalldrëmit në Çarshinë e Ulqinit.

Meqë bëhet fjalë për qendër të qytetit dhe se jemi në periudhën parasezonale, krijohet komunikacioni i rënduar i cili shkakton pakënaqësi tek qytetarët dhe sipërmarrësit që në atë zonë kanë dyqanet e veta.

Tani nuk do të bëhet rikonstruktimi i kalldrëmit, por, siç njoftuan nga CEDIS-i, po shtrohen kabllot e rrymës.

U tha se punimet do të zgjasin tetë ditë dhe se do të bëhen edhe në rrugën Hafiz Ali Ulqinaku (kah Plazhi i vogël) ku komunikacioni do të zhvillohet me një korsi, në mënyrë alternative.

Para shtatë ditëve u paralajmërua që punimet në sanimin e komunikacionit u gërmuan në periudhën paraprake, për shkak të aktiviteteve në vendosjen e kabllove për nënstacionin “Ulqini i ri” do të përfundohen me 10 Maj.

Reshjet atmosferike kanë shtyrë dinamikën e planifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…