Vetëm zgjatja e pjesës së bulevardit Teuta, prej Postës deri tek pompa e karburantit “Kalamper”, mund të zbutet trafiku i rënduar i cili krijohet në pjesën e ngushtë të Ulqinit kur turistët nga qyteti shkon në orët e pasdites në drejtim të Plazhit të madh dhe kur kthehen pasdite.
Në administratën lokale thonë se për këtë projekt është gati dokumentacioni tash gjashtë vite dhe theksojnë se, me eksproprijimin e tokës në këtë aks rrugor, investimi i përgjithshëm do të ishte rreth tre milion euro.
Kjo është gati gjysma e buxhetit të komunës, që do të thotë se për realizimin e tij duhet të kërkohen burime tjera të mjeteve.