Mbi 10 mijë persona janë regjistruar dje në pikën kufitare Sukubinë-Muriqani, mëson Portali Ul-info.
Kjo është pothuajse 40 për qind më shumë se në të njëjtën ditë të vitit 2019.
Gjithashtu, të dhënat tregojnë se gjatë 17 ditëve të para të këtij muaji është shënuar qarkullim prej 140.083 pasagjerësh dhe 4.3329 automjete ose rreth 35 për qind më shumë se vitin e kaluar.