Trajnimi: LIDHJA E ULLISHTARËVE TË ULQINIT DHE TIVARIT

UlishtaretNë hapësirat e Shoqatës së ullishtarëve të Tivarit në Tivar të moçëm dje është mbajtur trajnimi i specializuar i ullishtarëve të Ulqinit dhe Tivarit, njoftohet nga Shoqata e ullishtarëve të Tivarit.

Trajnimin në temën e marketingut në ullishtari e mbajti UNIDO eksperti nga Turqia Vedat Kunt. Ai i informoi ullishtarët se rezultatet e përcaktimit të vjetërsisë së ullinjve në zonën e Tivarit dhe Ulqinit pritet nga mesi i shkurtit.

Sipas fjalëve të tija, fakti se ullishtarët do të kenë vërtetim zyrtar të vjetërsisë së trungjeve të tyre jep përparësi në marketing, promovim dhe shitje më të mirë të vajit të ullirit nga Ulqini dhe Tivari.

Ullishtarëve i janë prezantuar edhe mënyrat bashkëkohore të shitjes ku i kushtohet kujdes i veçantë kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve. Përparësitë e përmendura në promovim dhe shitje mund të përdoren më mirë nëse ullishtarët organizohen në kllaster.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi