Transportuesit e nxënësve të zemëruar: ASGJË NUK PAGUAJNË, POR DËNIME SHKRUAJNË

Transportuesit, Prevoznici, Furgon, KombiDisa transportues në linjat e nxënësve janë lajmëruar këto ditë pranë Portalit Ul-info duke njoftuar se administrata lokale nuk ju ka shlyer detyrimet nga viti i kaluar të cilat i ka ndaj tyre.

“Përveç kësaj inspektorët komunal, një ditë para Vitit të ri, “na ndanë dhuratat” në formë dënimesh”, thanë ato duke pohuar se kanë të gjithë dokumentet e nevojshme që të konkurrojnë për transportin e nxënësve në këto linja.

Sipas fjalëve të tyre, problemi është se Komuna nuk ka hapur konkurs për diçka të tillë tash katër vite me radhë.

“Prandaj shpresojmë që të paktën këto procesverbale të inspektorëve do të shpallen të pavlefshme dhe do të lirojnë nga faji njerëzit e pafajshëm të cilët këtë punë e punojnë që të ushqejnë veten dhe familjet e tyre”, thanë transportuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi