Trashëgimi kulturore: PROMOVIMI I QYTETËRIMIT  ILIR TË KRAJËS 

 

mbremja-e-arbenitNatën e kaluar në Bibliotekën e Ulqinit rrënjët ilire të Krajës ishin në optikën e studiuesve shqiptarë nga Mali i Zi dhe Shqipëria.Autori i i Projektit “Veprimtari hulumtuese -shkencore dhe promovuese të kulturës pagane të Krajës”, Mr. Arben Berjashi  para një numrit të madh të publikut të ardhur nga Kraja, Tivari, Ana e Malit, Shkodra, Tirana, Elbasani, Kukësi, Malësia e Madhe, tha se në Krajë kam gjetur një mori ritesh dhe kultesh nga epoka e Ilirisë.

Por,shtoi ai, as kultura materiale, as ajo shpirtërore që ka kjo  zonë malore ,nuk janë zbardhur sa duhet për t` u  njohur nga opinioni kulturor e turistik.Ai, edhe kësaj radhe apeloi te institucionet lokale,komunale, nacionale dhe ndërkufitare që të mos anashkalohen këto thesare pagane.

Anropologja e njohur nga Tirana, Luljeta Dano pasi përgëzoi Mr. Arben Berjashin për nismën e kësaj veprimtarie foli mbi kultin e gjarpërit, duke theksuar se simboli i gjarpërit totemik,që vjen njëzëri nga mitet e krejt kulturave parahistorike të njerëzimit.Ai gjendet i strukturuar në ornamentikën e veshjeve kombëtare shqiptare, veçanërisht te gratë malësore të veshura me xhubletë.

Ndërkaq, Pëllumb Gorica nga Elbasani i ndalua në festën pagane të Ditës së verës, duke theksuar se ky eveniment u gjallërua pas rënies së sistemit monist edhe kjo ditë e 14 marsit është bërë shumë e adhuruar,jo vetëm nga popullata lokale,por do të thoja nga të gjitha torojet shqiptare në Ballkan. Si motërzim në Krajë u festuaka me emrin “Në fillim të verës”.

Studiuesja dhe krijuesja nga Kukësi, Vera Istrefaj foli mbi shumë festa  të periudhës së paganizmit, të kultivuara deri në ditët e sotme.

Mr.Mimoza Rexhvelaj kishte përzgjedhur festën e Buzmit, sipas saj ky rit shtrihet në tërë Ballkanin.

Ndërkaq,Arlinda Sukaliqi nga Ulqini, ligjëroi mbi bestytnitë në Krajë,duke u përqëndruar në fazat e hënës.

Zyrtari i Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçi, me kumtesën e tij fokusoi nevojën e interesimit të institucioneve kulturore dhe muzeale për të shpëtuar trashëgimin kulturore në Ulqin e Tivar, sepse gjendja aktuale është në disfavor të eksponateve të qytetërimit ilir.

Një kënaqësi shtesë aktivitetit i dhënë edhe gratë e OJQ “Kranjania”,të veshura me kostumet e tyre kombëtare edhe me ekspozitën e produkteve atnografike të Krajës.

Nga spektri politik ishte i pranishëm vetëm Mehmet Bardhi, kryetar i Lidhjes Demokratike, por jo edhe të tjerët, ndonëse ishin të ftuar në këtë aktivitet unik.

Nikoqirja e mbrëmjes, Ardita Rama, udhëheqëse e Bibliotekës, në mënyrë brilante dhe profesionale moderoi këtë aktivitet.

Projekti është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Malin e Zi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…