TRASHËGIMIA  KULTURORE RURALE: PJESË E OFERTËS TURISTIKE TË ULQINIT

Foto Berjashi

Shkruan: Mr. Arben Berjashi

Turistët  që përzgjedhin Ulqin si vend pushimi, janë të interesuar vetëm të shijojnë plazhet, detin,klubet e natës, muziken tallava edhe të “blindohen” brenda banesave ku janë akomoduar.

Por ,çfarë ne ju ofrojmë?

Ju ofrojmë ndonjë aktivitet së paku një ditor në zonën rurale të Ulqinit ?!

Ata /ne a do  dëshironim të njihemi me thesarët e trashëgimisë kulturore materiale, natyrore dhe shpirtërore  në kuadër  të zonës rurale të kësaj komune.

Dhe, kjo pasuri, pa dyshim se paraqet një element  shumë të rëndësishëm në ofertën turistike  të Ulqinit për zhvillim e turizmit të qëndrueshëm, në veçanti në prezantimin e  saj në panairët rajonale dhe ndërkombëtare.

Normalisht, se ky  segment, duhet që të ekspozohet nëpërmjet : guidave turistike, albumeve fotografike, marketingut, hartave dhe atlaseve gjeografike- turisikë e  demografikë,rrjeteve sociale, përdorimi i teknologjisë informatike për rezervimin e kapaciteteve të akomodimit të grupeve-vizitorëve të interesuar.

S`do mend se kjo pasuri nuk mund  të inkorporohet  ad hoc në Ofertën turistike  të Ulqinit, apo edhe në spektin e  prezantimit stinor turistik shtetëror, duke e ditur se trashëgimia kulturore materiale, natyrore dhe shpirtërore i ka  karakteristikat e veta si ato historike, kulturore, artistike, klimatike, ambientale,duke përfshirë folklorin, traditat, gjuhën dhe njohuritë  tradicionale .

Organizata turistike  e  Ulqinit gjithësesi duhet të përkrah idetë dhe projektet  individuale dhe grupore profesionale për zbulimin, promovimin e këtyre vlerave dhe për  t`i  shqyrtuar shkencërisht ato.

Anashkalimi apo improvizimi i ekspozimit të këtyre  vlerave,humb shansin e  zhvillimit  të turizmit  ndërkombëtar, i cili shihet  si potencial dhe vizion tepër  i veçantë dhe me përspektivë.

Mozhuri

(Pamje nga Mozhuri, Ulqini)

Basenet e Kripores

(Bazenet e Kripores)

Bukuritë e  papara malore brenda  administratës  së Komunës së Ulqinit  janë shumë mahnitëse, por ato presin institucionalisht të eksplorohen,mbrohen edhe ekspozohen.

Qytetarët e këtij destinacioni a i kanë vizituar monumentet e trashëgimisë kulturore, natyrore të pikave më  atraktive dhe brilante mjedisore të Mozhurit,të Valdanosit,të Krruçit, Malin të Brinjes,bazenet e Kripores ( që po bëjme çmos për ta mbrojtur!!) ?

E ndërlidhur me këtë fakt,është edhe kultura  shpirtërore në zonat rurale:folklori,kostumet,gatimet,traditat popullore,artizanatet.Këtu po pemend përkushtimin pozitiv të mbrojtjes  së  trashëgimisë kulturore  të Anës së Malit dhe jo vetëm.

Poetit dhe veprimtarit  Hajredin Kovaçi, i cili në katundin Draginë ka hapur  Muzeun privat etnografik.

Muzeu etnografik Drafgine

( Muzeu etnografik në Draginë)

Me keqardhje kam lexuar  lajmin se  Muzeu etnografik në Lekaj të Malësisë është mbyllur, meqë shumë i nderuari Shtjefën Ivezaj, i cili ia kushtuar jetën këtij institucioni familjar  të trashëgimisë kulturore  të Malësisë, nuk ka më mundësi ekonomike  ta mbaj në funksion atë.

Muzeu etnografik i Malesise

(Muzeu etnografik i Malësisë)

Po sa herë e kemi vizituar ne Muzeumin në Kala të Ulqinit ?

Po vendet në periferi të zonës se Ulqinit ?

Ulqini, ka një lëndë të pasur të kulturës materiale në periferi, që është mjaft e pasur me artefakte, objekte të paluejtëshme si, ndërtesa,objekte të ndryshme, burime uji,ubla të trashiguara nga gjeneratat e kaluara.

Ne, mesiguri se deklarativisht i vlersojmë,themi se  i mirëmbajmë.Është në interesin e  përgjithshëm,jo vetëm të turizmit të qëndrueshëm,por  edhe të qytetarisë t`i ruajmë këto vlera unike dhe ti transmetojmë tek gjeneratat e ardhshme.Kjo kulturë luan rol të rëndësishëm në krijimin e identitetit dhe procesit të zhvillimit të një vendi, si dhe përmban vlera historike dhe edukative me rëndësi, siç mund t`i shohim në fotot në vijim.

Familje aristokrate

(Shtëpi e një familjeje aristokrate )

Foto Berjashi 2

Adhuruesit e natyrës apo të fshatit  përherë e ndjejnë veten të entuziazmuar kur vizitojnë këto vendbanime, pa marrë parasysh stinën.

Kroi i Sojmirit

(Kroi I  Sojmirit)

Kroj Ballaban

(  Kroi Ballaban )

Ubla e Prec Palit

(Ubla e Preçit Palit në maje të Mozhurit)

Aktivitetet e shpeshta i ndërmerr Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” ku secili amator mund t`i bashkangjitet shtegtimit në periferi t; Ulqinit dhe zonës përreth.

Nga zona rurale e Komunës  së Ulqinit  ka një numër  të konsiderueshëm mërgimtarësh, të cilët do të mund  të investonin kapitalin e tyre në të mirë të zhvillimit të turizmit rural në vendlindjen e tyre  edhe në këtë mënyrë do të ndërpritej shpopullimi i tërësishëm,sidomos i të rinjve të shkolluar.

Në Kroaci këtë muaj u mbajt  Kongresi ndërkombëtar i turizmit rural,i organizuar nga Komuniteti i turizmit rural të këtij vendi.Raportohet  se, krahas  mbështetjes së Ministrisë së Mjedisit  dhe Zhvillimit  Rural të Kroacisë, një kontribut  shumë të rëndësishëm ka dhënë diaspora kroate.Pikërisht, në këtë kontekst  po e përmend  diasporën.

Ana e Malit

(Zona malore e Anës së Malit)

Rikonstruktimi i aksit rrugor  Ulqin- Krythë,hap mundësitë reale të qasjes  së kulturës materiale:kompleksit  të Shasit  të lashtë,malit të Sumës,mullinjve të Millës ( edhe pse tashmë shumica e tyre janë shndërruar në gërmadha) ,Ura e Klleznës,Shtegvash …

To be countinued ….

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…