Nga e mërkura në Ulqin për çdo ditë do të mbahen manifestime të rëndësishme. Nesër fillon, siç thotë organizatori i këtij tubimi Ramiz Hajdari, panairi më i madh deri tani i prodhimeve artizanale “Ulqin 2014”, i cili do të mbahet deri të premtën mbrëmje në Ranë.
Një ditë më vonë e deri të shtunën, në plazhin “DOlcinium” do të organizohet “Southern Soul Festival”, manifestimi i cili Ulqin e vendosi në hartën e qyteteve Europiane në të cilët mbahen manifestimet e mëdha.
Të premten është spektakli në Molin e madh, ku do të mbahet manifestimi “Mis Shqipëria”.