Bilanci nëntëmujor, të cilin e ka publikuar Enti shtetërorë për statistikë – Monstat, tregon që shkëmbimi i jashtëm tregtarë i Malit të Zi me Kosovën është në plus, ndërsa me Shqipërinë në minus.
Konkretisht, Mali i Zi në periudhën janar-shtatorë të vitit 2013 ka eksportuar në Shqipëri mallra dhe shërbime me vlerë prej 8,8, ndërsa ka importuar 18,8 milion euro. Njëkohësisht me Kosovën është realizuar suficiti përafërsisht i njëjtë sepse në atë shtet është eksportuar mallra dhe shërbime në vlerën e rreth 13 milion euro, ndërsa importi ka qenë 3,3 milion euro.