Tregimet interkulturore: NË ULLISHTË SI NË PELEGRINAZH

Qytetarët e Ulqinit dhe Tivarit e konsideronin punën në ullishtat e veta si pelegrinazh, të bindur se po hyjnë në hapësirën e shenjtë. Sepse, bëhet fjalë për bimën e bekuar e cila shumë herë përmendet në librat e shenjta.

Në Tivar krenohen me rreth 110.000 mijë ullinj të moçëm, theksojnë se në të vërtet emri i Tivarit është ulliri dhe veçanërisht mburren me Ullirin e Moçëm në Mirovicë, i cili u mboll në shekullin 3 para erës së re, gjegjësisht në kohët antike.

Takimi me te, siç shkruan shkencëtari çek Frantishek Shishtek, e shtynë çdo njeri që të mendojnë për jetën, vazhdimësinë dhe kuptimin e ekzistencës. “Ulliri i Moçëm është aty ku është, aty ku ishte gjithmonë. Aty me shumë mundësi do të jetë edhe pas nesh. Prandaj ekziston. Dëshmon dhe pëshpëritë për fatet, atyre që dëgjojnë”, shton ky akademik.Stara Maslina

Ulqinakët, po ashtu, me kënaqësi i çonin mysafirët në vizitën e ullishtës së tyre të mrekullueshme, kompleksit unik i cili përmbahet nga 85.000 ullinj të vjetër të llojit autokton “vajuk”.

Shkenca vërtetoi se vaji nga ullinjtë e moçëm është karakteristik, gjegjësisht është më cilësor dhe më me vlerë nga vaji i bimëve të reja.

Ekologu gjerman Mihael Miler thotë se çdo trung i moçëm i ullirit vlen sa një hotel. Pra, ato janë thesare të pa masë të këtyre qyteteve, një nga themelet e rëndësishme të identitetit, autenticitetit dhe autoktonitetin tonë.

Duke u nisur nga këto postulate shumë njerëz të mirë kanë vendosur që një pjesë të ullinjve të tyre ta lënë si vakëf organizatave fetare të bindur në të vërtetën e vjetër: atë që njeriu e han, e shkatërron, atë që e vesh, e vjetron, ndërsa atë që e jep për bamirësi e përjetëson.Ulliri, Maslina, Ullishta, Maslinada

Vetëm në pronësi të Bashkësisë Islame në këto dy Komuna janë rreth gjashtë mijë rrënjë ullinj. „Është lavdëruese që vakëfet nuk po shkatërrohen, por ruhen, brez pas brezi dhe i sjellin dobi dedikimit të përcaktuar“, shkroi në fillim të shekullit XX kroniku Marko Dragoviq.

Në ullishta janë rregulluar bukur rrugët dhe kalldrëmi, dhjeta kilometra mure, shumë burime të ujit. Deri pak kohë më parë nuk kishte tela dhe pengesa, ndërsa shumë mirë dihej kujt i takon secila pjesë. Kur kishte fruta dhe vaj, në vitet kur vjelja ishte e mirë, kishte për të pasurit dhe për të varfrit. Patjetër, kishte edhe për eksport.

Si shenjë respekti ndaj ullirit, pranë saj nuk është bërë asnjëherë nevoja e vogël, e sidomos jo ajo e madhja.

Njëjtë sikur në ullishta asnjëherë nuk është ndërtuar, por vetëm në shpatet e saja. Rast i tillë është vila rustika (villa rustica), gjegjësisht shtëpia verore e cila u ndërtua në shekullin VI në fshatin Krruç. Bëhet fjalë për të parën ndërtesë civile reprezentuese në këto hapësira nga antika e vonshme dhe periudha e Bizantit të hershëm, mu në breg të detit, në hapësirën e cila për shkak të kushteve të jashtëzakonshme natyrore, është shumë e mirë për organizmin e njeriut.


Teksti është bërë në kuadër të projektit “Tregimet interkulturore”, të cilin e realizon OJQ “Ul info”, me përkrahjen financiare të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e donatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS
“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS

E vetmja gazetë javore në gjuhën shqipe në Mal të Zi, “Koha javore” ka një kryeredaktor të ri nga numri 1022. Këshilli programor i kësaj gazete vendosi që këtë funksion ta kryejë sociologu dhe publicisti

Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE
Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE

Të martën e ardhshme ulqinakët dhe mysafirët e tyre do të kenë një mundësi unike për të ndjekur një koncert të katër yjeve të muzikës klasike. Bëhet fjalë për Josif Gjipalin dhe Kastriot Tushën, tenor

Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA
Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA

Në sallën e mbushur përplot të Shtëpisë së Kulturës – Ostros, të mërkurën (10 gusht 2022) është bërë përurimi i përmbledhjes “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” të autorit Ismail Doda. Në emër

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas