Tregimet interkulturore: QËNDRIMI POSHTË ULLIRIT TË MOÇËM ËSHTË SHËRUES

RAJKORajko Joliçiq (73) është një nga njerëzit më fisnik që njoftova. Humanist i dëshmuar, poet, ekolog, gazetar, aktor… Njeri i gjithanshëm i cili është dëshmi e gjallë e interkulturalitetit në këto hapësira.

Për lexuesit tonë po e përcjellim një tregim të tijin interesant “Nikolla dhe Shabo”.

Nikolla dhe Shaboja ishin shokë të pandashëm. Në të vërtet, askush nuk e dinte se me çfarë merreshin, ama flitej se merren me kontrabandë, që ishte rreptësishtë e ndaluar dhe e dënueshme. Xhandarët i kishin nën mbikëqyrje të fshehtë dhe më kot kërkonin dike i cili do t’i shpiunonte. Dihet me vërtetësi të plotë se ishin shpirtmirë dhe se i ndihmonin familjet e varfra. Vinin për ditë pazari, qerasnin tërë kafenenë dhe vazhdonin rrugën e tyre.

Nikolla ishte nga një fshatë poshtë Rumisë, ndërsa Shaboja nga Mërrkoti. Shaboja pohonte se qëndrimi poshtë Ullirit të Vjetër në Mirovicë është i mirë, ndërsa Nikolla nuk ishte shumë i bindur.

Një ditë xhandarët befasuan Nikollën, ia gjetën dhe sekuestruan duhanin edhe cigaret dhe në betejën e pabarabartë me disa xhandarë ai e pëson më keq. I hidhëruar planifikon si ti hakmerret xhandarëve, por fillimisht niset me lëvore në brez të vrasë Shabon në Mërrkot, sepse vetëm ai i diti strehët e tyre.

Rruga e çoi poshtë Ullirit të Moçëm dhe ai u ndal të pushojë pak nën hije. Mendimet i shemën në kokë dhe me dilemë se Shaboja asnjëherë nuk do ta shpiunonte u kthye në Tivarin e Moçëm. Në hyrje e takon një djalosh, i prezantohet si komshiu i Shabos. Qëndroi para tij dhe i tha:

“Më dërgoi Shaboja tek ti që të shkosh tek Mitri, mjeku popullor, dhe të marrësh ilaçin. Tash tre ditë rri i shtrirë me ethe dhe zjermi”.

Nikolla aty e kuptoi se Shaboja nuk e shpiunoi dhe ishte shumë i lumtur. E qerasi djaloshin me para dhe kalëroi kalin. Nga Mitri mori ilaçin dhe diku pas mesnate mbërriti në Mërrkot. Lehu qeni, e dikush pyeti:

– Kush është në këto orët e vona?

– Mysafiri i vonuar, tha Nikolla dhe hyri në shtëpi.

Shaboja ishte i shtrirë pranë zjarrit, në gjendje gjysmë të vetëdijshme. Deri në mëngjes i kanë vendosur melheme, i kanë bërë masazh dhe kur Shaboja bëri më mirë, Nikolla me ngazëllim tha: “Kam të të them tre gjera. E para, më fal se më shkoi mendja se më shpiunove tek xhandarët, e dyta, do të martohem dhe ti do të jesh kumbari, dhe e treta, tani të besojë se qëndrimi poshtë Ullirit të Moçëm është shërues”.

Teksti është bërë në kuadër të projektit “Shfaqjet interkulturore”, të cilin e realizon OJQ “Ul info”, me përkrahjen financiare të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e donatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…