Sipas pohimit të drejtuesve të OJQ “Likud”, Sabataj Cevi ka rreth dy milion përkrahës prej gjithsej 14 milion Hebrenj të cilët sot jetojnë në botë.
Nuk është e rastit që shumica e Rusëve të cilët vitet e fundit kanë blerë ose ndërtuar shtëpinë në Ulqin janë pikërisht Hebrenj. Apo që për këtë histori të madhe kanë biseduar zyrtarët malazez dhe rabini i lartë i Izraelit Jon Mecger, i cili para tre viteve ka qëndruar në Mal të Zi.
Historiani Srgja Pavlloviq po ashtu vlerëson që tregimi për Cevin mund të ketë vlerë të konsiderueshme përdoruese. “Ky nuk do të ishte komercializim i lirë, por promovim i vlerës së rëndësishme kulturore të hapësire tonë”, pohon ai.
Deri në fillim të shekullit 20 Hebrenjtë nga Selaniku, Smyrna (Izmiri) dhe Stambolli rregullisht kanë ardh në pelegrinazh tek varri i Sabatajit, i cili gjendet në qendër të Ulqinit.