Truma: NË KLUBET QË FINANCOHEN NGA KOMUNA STËRVITJA TË JETË FALAS

 

Halil TrumaAnëtari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe sportisti i mirënjohur nga Ulqini Halil Truma tha se pas miratimit të buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2017, ku për sport u parapanë 200 mijë euro, gjendja aktuale në sportin e Ulqinit është e kënaqshme.

“Përkujdesja e Komunës ndaj sportit është më e mirë se më herët, mirëpo gjithmonë mund të jetë dhe duhet të jetë më mirë”, pohoi Truma.

Ai me këtë rast apeloi tek institucionet komunale që të merren hapa konkrete që në ato klube të cilët financohen nga buxheti i Komunës stërvitja për fëmijët dhe të rinjtë të jetë falas.

“Qëllimi është që në klube të jenë sa më shumë fëmijë dhe të rinj që merren me sport. Jam dëshmitar që, për fat të keq, shumë prind janë të detyruar t’i largojnë fëmijët nga sporti vetëm për faktin se nuk kanë mundësi financiare të paguajnë anëtarësinë mujore. Ne si shoqëri jemi të obliguar që të bëjmë çmos që fëmijët tanë t’i çojmë në rrugë të drejtë, e ajo është rruga e sportit”, përfundoi Truma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE
Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE

Qeveria e Malit të Zi do të mbajë një seancë të përbashkët me qeverinë shqiptare në fund të këtij muaji, mëson Portali Ul-info. Siç pritej, me atë rast në Podgoricë do të nënshkruhen më shumë se 10 marrëveshje

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 6 dhe 7 shkurt, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: të hënën: në periudhën prej orës

Ulqin: PORTI I PESHKIMIT NË KEPIN E GJERANAVE DO TË KETË MBI 90 VENDE TË ANKORIMIT
Ulqin: PORTI I PESHKIMIT NË KEPIN E GJERANAVE DO TË KETË MBI 90 VENDE TË ANKORIMIT

Në fillim të Plazhit të Madh, në një sipërfaqe prej rreth 81 mijë metrash katrorë, do të ndërtohet një port peshkimi. Porti do të do të ketë dedikim të përzier, gjëgjësisht do të ketë 60  vende ankorime

OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI
OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI

Organizata Turistike e Ulqinit, nen organizimin e Organizates nacionale Turistike te Malit të Zi, po merr pjese për herë të parë në panairin e turizmit Balt Tour 2023, i cili do të mbahet në Riga nga data