Trupi këshillues për Kriporen: TË PËRMIRËSOHEN INFRASTRUKTURA DHE POMPAT

Kriporja,SolanaTrupi këshillues për Kripore ka precizuar të mërkurën vazhdimin e aktiviteteve për sanimin e infrastrukturës së nevojshme në mënyrë që të ruhet biodiversiteti dhe të vazhdojnë punët në menaxhimin e këtij lokaliteti, njoftohet mbas vizitës së pestë të këtij trupi të mbajtur sot në Ulqin.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e turizmit dhe rregullimit hapësinor Daliborka Pejoviq ka thënë se është dakorduar që sa më parë të vendosen në funksion të gjitha pompat të cilat ekzistojnë në Kripore dhe me këtë të sigurohet mënyra e rregullt dhe rezervë e punës së pompave, para sezonit turistik.

Ajo paralajmëroi që do të bëhet plani dinamik i biznesit, në mënyrë që të mund të aplikohet për mjetet e donatorëve të cilat janë të sigurta kur bëhet fjalë për Kriporen. (M.K.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi