Trupi Këshillues për Kripore do t’i dërgojë iniciativën Komunës së Ulqinit për nevojën e formimit të trupit punues i cili do të kontribuojë në funksionimin e ndërmarrjes së ardhme që do të ketë kompetencë administrimin e Parkut të Natyrës, gjegjësisht hapësirën e Kripores.
Në mbledhje të këtij trupi, të mbajtur të premten, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të të gjithë subjekteve kur bëhet fjalë për hartimin e planit pesëvjeçar të administrimit të zonës së mbrojtur.
Anëtarët e Trupit Këshillues për Kriporen e Ulqinit, shkëmbyen informatat për aktivitetet më të rëndësishme të cilat u realizuan, u vazhduan ose u nisën në periudhën e kaluar, e të cilat kanë të bëjnë me aktivitetet e Ndërmarrjes Publike Parqet Nacionale të Malit të Zi, Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit dhe Komunës së Ulqinit.