Emri i tryezës së sotme të rrumbullakët “Kujdes me hapësirën” për Draftin e Planit hapësinor-urbanistik (PHU) të Ulqinit deri në vitin 2020 ka arsyetuar titullin e vet. Në mënyrë sistematike dhe të argumentuar përfaqësuesit e sektorit civil dhe ekspertët, e në organizim të “Mogul-it” dhe “Green Home-it”, porositën përpunuesit e planit dhe sjellësit e vendimeve që me më shumë vizion, përgjegjësi dhe respektim të fakteve duhet ti qasen versionit final të përpilimit të këtij dokument të rendit më të lartë planifikues për këtë komunë.
Për këtë arsye kanë ftuar drejtuesit e komunës që për këtë çështje të organizohet mbledhja e jashtëzakonshme e kuvendit, në mënyrë që në te të diskutohet dhe përputhen qëndrimet përfundimtare të komunitetit lokal, të paktën kur bëhet fjalë për valorizimin e resurseve më të rëndësishëm të kësaj komunë.
Ajo për çfarë shumica e pjesëmarrësve të këtij tubimi pajtohen është që në Valdanos nuk duhet planifikuar ndërtim prej betoni, që nuk duhet të ndërtohen golf terrenet në mal të Brisë apo në Plazhin e madh dhe të zvogëlohet ndërtimi në Shas, si dhe që zgjidhjet e propozuara për Plazhin e madh, si zonë qendrore të planit, janë shumë të këqija.
Për zonën e Liqenit të Shasit folëse ishte Azra Vukoviq, për zonën e Plazhit të madh dhe Port Milenës më së shumti foli Xhelal Vukoviq, ndërsa për Valdanos Xhemal Peroviq.
Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka shprehur kënaqësinë që një numër i madh i qytetarëve dhe OJQ janë kyçur në shqyrtimin publik dhe që kanë dhënë vërejtjet. “Në marrëveshje me Qeverinë e Malit të Zi qëndron që ky plan sillet me konsensus dhe unë besoj që kështu do të jetë”, tha ai.
Edhe përfaqësuesi i Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Nikolla Petroviq tha që dëshira e Qeverisë është që PHU të jetë sa më cilësor dhe i pranueshëm për komunitetin lokal.
Në këtë tubim ishin të pranishëm tridhjetë pjesëmarrës: funksionar lokal, deputet dhe përfaqësues të OJQ nga Ulqini dhe Mali i Zi.