Në organizim të “Mogul-it” dhe “Green Home-it” nesër në hotelin Otrant, me fillim në ora 10, do të organizohet tryeza e rrumbullakët rreth Draftit të Planit hapësinor-urbanistik (PHU) të Ulqinit deri në vitin 2020 me emrin “Kujdes me hapësirën”.
Është paralajmëruar pjesëmarrja e kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe e përfaqësuesve të Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, si dhe tridhjetë persona nga profesioni, politika dhe sektori civil.
Është parashikuar që për zonën e Liqenit të Shasit të flas Azra Vukoviq, rreth zonës së Plazhit të madh dhe Port Milenës Xhelal Hoxhiq, ndërsa për Valdanos do të flas Xhemal Peroviq.