TRYEZË E RRUMBULLAKËT NË ULQIN: “SFIDAT NË ZBATIMIN E LIGJIT PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACION”

Më 23 dhjetor 2024, në Ulqin u mbajt tryeza e rrumbullakët me temë “Sfidat në zbatimin e Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion”. Ky aktivitet mblodhi së bashku përfaqësues të Ministrisë për Të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, autoriteteve vendore nga Ulqini dhe Tuzi, institucioneve publike, mediave në gjuhën shqipe dhe aktivistëve të shoqërisë civile, duke krijuar një platformë efektive dialogu dhe shkëmbimi idesh.

Synimi i aktivitetit ishte nxitja e debatit mbi përfitimet dhe sfidat në zbatimin e Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion, me fokus të veçantë në balancimin midis transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Diskutimet shërbyen gjithashtu si një mundësi për përvetësimin e njohurive të reja dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet aktorëve të ndryshëm.

Në hapjen e takimit, Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Pakicave Nacionale në Ministrinë për Të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave z. Arben Xhurreta theksoi: “Diskutimet e sotme, të përqendruara te balancimi i së drejtës për lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e privatësisë, kanë një rëndësi të veçantë për Ministrinë tonë. Në një realitet ku teknologjia zhvillohet me një ritëm të shpejtë, ruajtja e ekuilibrit midis transparencës dhe respektimit të të dhënave personale mbetet një sfidë e përhershme”.

Pjesëmarrësit e këtij takimi u përshëndetën gjithashtu nga nënkryetari i Komunës së Ulqinit, z. Beqir Sellaj, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis pushtetit vendor dhe shoqërisë civile në avancimin e këtyre çështjeve.

Një nga pikat kryesore të takimit ishte prezantimi nga z. Muhamed Gjokaj, ekspert në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në informacion. Ai ndau praktikat ndërkombëtare dhe diskutoi sfidat e zbatimit të këtyre standardeve në kontekstin e Malit të Zi.

Në këtë tryezë u sollën edhe përvojat nga administratat lokale lidhur me kërkesat për qasje të lirë në informacion dhe procesin e administrimit të tyre.Zyrtari Kristjan Gjokaj nga Komuna e Tuzit ndau përvojat e administratës lokale në trajtimin e kërkesave për qasje të lirë në informacion, duke prezantuar në mënyrë të detajuar numrin dhe llojet e kërkesave që i vijnë kësaj qeverisje vendore nga subjekte të ndryshme.

Ndërkohë, zyrtarja Haxhere Jahja nga Komuna e Ulqinit prezantoi sfidat e kësaj administrate lokale, duke u ndalur tek rëndësia e koordinimi midis institucioneve, përditësimit të rregulloreve në përputhje me ndryshimet ligjore si dhe nevojën për trajnime të specializuara për stafin e Administratës.

Ky takim theksoi rëndësinë e dialogut të hapur dhe të bashkëpunimitndërsektorial për të garantuar një zbatim më të mirë të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion, duke adresuar sfidat ekzistuese dhe duke promovuar rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike.

Aktivitetiishte pjesë e projektit “Sfidat e raportimit mediatik në gjuhën shqipe”, të cilin OJQ Horizonti i Ri e realizon në partneritet me organizatën Eduko Plus nga Tivari. Projekti mbështetet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, në kuadër të konkursit publik për financimin e projekteve që promovojnë të drejtat e pakicave kombëtare për vitin 2024.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi