Tryezë e rrumbullakët: RRETH PLANIT PËR ZONËN BREGDETARE MË 17 SHKURT

Gradjevinske dozvole, Leje ndertimi, plani, ArhitekturaNga Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit kanë njoftuar se në Ulqin më 17.02.2016, nga ora 12 deri në 14, në Sallën e madhe të Komunës do të mbahet tryeza e rrumbullakët rreth Draftit të Planit hapësinor me dedikim të veçantë për zonën Bregdetare të Malit të Zi dhe për Draftin e Raportit për vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor.

Qëllimi i Shqyrtimit publik është që në mënyrë të organizuar, strukturore dhe perceptues opinioni profesional dhe laik të njoftohet me këto dokumente të rëndësishme planifikuese.

Thuhet që këto dokumente mund të shihen edhe në Sekretariatin për urbanizëm të Komunës së Ulqinit, çdo ditë punë prej orës 11 deri në 13, si dhe në faqen e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit / www.mrt.gov.me /.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…