Tryezë pune në Ulqin: 𝗧𝗥𝗔𝗡𝗦𝗙𝗢𝗥𝗠𝗜𝗠𝗜 𝗜 𝗠𝗢𝗗𝗘𝗟𝗘𝗩𝗘 𝗧Ë 𝗧𝗨𝗥𝗜𝗭𝗠𝗜𝗧 𝗣Ë𝗥 𝗩𝗜𝗭𝗜𝗧𝗢𝗥Ë𝗧 𝗘 𝗦Ë 𝗡𝗘𝗦Ë𝗥𝗠𝗘𝗦

Të hënën në Ulqin u organizua tryeza e rrumbullakët me titull “Rikonceptimi i mikpritjes: transformimi i modeleve të turizmit për vizitorët e së nesërmes”.
Përfaqësues Shoqatës së Hotelierëve të Malit të Zi, Komuna e Ulqinit / Opština Ulcinj / Municipality of Ulcinj, Organizatës Turistike të Ulqinit, institucioneve publike, pastaj menaxherë të kompanive hoteliere, agjencive të udhëtimeve, operatorë dhe inovatorë turistik, si dhe përfaqësues të iniciativave private e shoqatave profesionale, diskutuan për avantazhet e rajonit ndërkufitar për të zhvilluar konceptet e reja turistike.
Promovimi i modelit të ri të quajtur “𝘄𝗼𝗿𝗸𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻” e që nënkupton “punë nga një destinacion turistik” dhe mundësitë e ngritjes së kapaciteteve receptive në brezin kufitar Shiqpëri – Mali i Zi, ishte qëllimi kryesor i këtij takimi.
Panelistët e kësaj tryeze shpalosën potencialet turistike, përvojat pozitive, planet dhe strategjitë që do t’i ndihmonin komunës së Ulqinit, zonës ndërkufitare përgjatë lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës, zonës së Krajës, si dhe rajonit të gjerë në përgjithësi, për të rritur mundësitë e tërheqjes së një kategorie të re të turistëve, të vizitorëve digjital – turistëve të së nesërmes.
Projekti realizohet nga Università del Salento, Sviluppo Italia Molise SpA, People in Focus Albania dhe OJQ Horizonti i Ri, mbeshteur nga programi Interreg IPA South Adriatic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi