Në hotelin “Mediteran” sot filloi Konferenca treditore ndërkombëtare e vendeve të Mesdheut për vlerësim afatmesëm të përdoruese të programit CEPF në të cilën janë tubuar gjashtëdhjetë shkencëtarë, përfaqësues të OJQ-ve, përdorues të granteve dhe palë të interesuara nga i tërë Mesdheu dhe më gjerë.
Pjesëmarrësit e Konferencës në hapje i përshëndetën drejtori ekzekutiv i Qendrës për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP) Darko Saveliq, kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, si dhe ambasadoret e Francës dhe Gjermanisë në Podgoricë Veronika Brumo dhe Gudrun Shtajnaker.
Ato edhe njëherë ftuan Qeverinë e Malit të Zi dhe komunën e Ulqinit të ndërmarrin masat efikase dhe të mbrojnë zonën unike të Kripores.
Pjesëmarrësit e këtij tubimi theksuan rëndësinë e ruajtjes së natyrës në Mesdhe si faktorin më të rëndësishëm për valorizimin turistik. Eko-turizmi është lloj i turizmit me ekspansion më të shpejtë, thanë ato.
Pjesëmarrësit e Konferencës nesër do të vizitojnë Kriporen, Liqenin e Shasit, Aden e Bunes dhe ishullin Paratuk, në mënyrë që të njoftohen me pasuritë e kësaj zone dhe pasuritë e biodiversitetit.