Sot në kryeqytetin shqiptar fillon projekti “Tirana in between – 2014”, rezidenca e shkrimtarëve dhe përkthyesve letrarë, e organizuar nga Poeteka dhe mbështetur nga Traduki dhe Ministria e Kulturës.
Autori përurues i Rezidencës së Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë në Tiranë për këtë vit është Luan Starova. Pas Starovës, nga 43 aplikues në këtë rezidencë vetëm gjashtë janë përzgjedhur për këtë vit: Barbara Pogacnik nga Slovenia, Srdjan Srdic nga Serbia, Robert Perisic nga Kroacia, Olya Stoyanova nga Bullgaria dhe Jovan Nikolaidis nga Mali i Zi.