Pronarët e shtëpizave në Bunë kanë mbajtur mbrëmë tubimin protestues në sallën e Kuvendit komunal për shkak të katalogut të ri të Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, i cili parashikon që lokacionet në brigjet e lumit do të jenë lëndë e ankandeve publike.
Ato thanë se të dielën do të nënshkruhet peticioni kundër kësi lloj limitimi.
Kryetari i OJQ “Peshkatarët e Bunës” Atif Hasanaga ka thënë se shtëpizat e Ulqinakëve nuk duhet të jenë pjesë e tenderit.
Kryetari i Shoqatës së peshkatarëve të Ulqinit Ivo Knezheviq ka pyetur si mund ta marrë dikush tjetër shtëpizën e tij të peshkatarit të cilën me dekada e përdorin ai dhe babai i tij.
“Nuk dëshirojmë tensione dhe nuk i duhet kujt kjo gjë. Nëse duan të heqin të gjithë shtëpizat në Bunë, ne e përshëndesim këtë veprim. Por, që dikush të krekoset aty ku ne me dekada shfrytëzojmë hapësirën për varka dhe peshkim – nuk mundet”, shtoi ai.