Tubim protestues: Na i ribashkoni fëmijët ose do t’i regjistrojmë në një shkollë tjetër

Nxënësit e klasës së shtatë, tetë dhe nëntë të SH.F. “Marshall Tito” në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollorë u përballën me një surprizë jo të këndshme.
Sipas prindërve të tyre, për arsye deri tani të panjohura Drejtoria e kësaj shkolle ka vendosur që të formojnë paralele shtesë që nënkupton edhe ndarjen e nxënësve të këtyre gjeneratave në klasë të ndyrshme.
Ky vendim i cili i ka revoltuar fillimisht fëmijët, shumicës  të së cilëve entuziazmi për rikthimin në bankat e shkollës iu shëndrrua në lot, shqetësoi edhe prindërit për të cilët gjithashtu ky ndryshim nuk ishte i pritshëm.
Prindërit këtë ndryshim e mësuan përmes kujdestarëve të klasëve së fëmijëve të tyre, me date 31 gusht (katër ditë para fillimit të vitit të ri shkollorë).
Shqetësimi i tyre kryesorë filloi pasi që sollën fëmijët në shkollë (të hënen e katër shtatorit) kur, siç thonë ata, fëmijët u ndanë nga bashkëmoshatarët e tyre duke bërë që shumica prej tyre pas këtij vendimi të shpërthejë në lot.
“Nuk jemi kundër askujt, jemi vetëm kundër këtij vendimi”, deklaruan prindërit ndër të tjera gjatë këtij tubimi protestues në oborrin e shkollës të marten.
Ato pohuan se qëllimi i këtij tubimi është që veprime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
As Këshilli i prindërve nuk ka qenë i informuar rreth këtij vendimi, thonë ata.
Prindërit një zëri janë dakorduar që deri në fund të javes mos t’i sjellin fëmijët në shkollë me shpresën që në ndërkohë do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët me Drejtorinë e shkollës, gjithmonë në të mirë të fëmijëve.
Në lidhje me rastin në fjalë udhëheqësit e këtij tubimi kanë njoftuar Ombudsmanin, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë për të drejtat e pakicave, Drejtorin e inspeksioneve si dhe Kryetarin dhe Kryeministrin e Malit të Zi nga të cilët kërkojnë ndihmë për zgjidhje të këtij shqetësimi.
Ajo që u përsërit disa herë gjatë tubimit nga ana e prindërve është që nëse kërkesat e tyre nuk do të pranohen janë të gatshëm ti largojnë fëmijet nga kjo shkollë dhe t’i regjistrojnë pranë SH.F “Boshko Strugar”.
A.Resulani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi