Deputeti i Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq, do të qëndrojë ditët e ardhshme në Bruksel në programin elitar TILN (Transatlantic Iniciative Leaders Network, Inciativa e rrjetit të liderëve transatlantik) të cilin për 20 lider nga Europa dhe SHBA e organizon “German Marshal Fond” nga Vashingtoni.
Gjatë programit i cili ka për qëllim harmonizimin e politikave të SHBA-së dhe Europës, pjesëmarrësit, përveç të tjerash, do të kenë bisedime me parlamentarët evropian, si dhe me shefin e Programit për edukim në Shtëpi të bardh.
Tema të cilat do të jenë në rend të ditës gjatë programit janë të lidhura me, përveç të tjerash, me sigurinë në shoqërinë globale dhe mundësit e lidhjes së politikave globale. Vëmendje të veçantë pjesëmarrësit e konferencës do ti kushtojnë lëvizjesve politike në relacionin Perëndim-Rusi, si dhe ngjarjeve në Lindjen e afërt.
Në fund të javës ato do ti bashkëngjiten Forumit të Brukselit i cili fillon të premtën.









