Tubimi i madh në Ulqin: DIMENZION I RI PËR KRIPOREN

Branimir GvozdenovicNë sallën e mbushur plotë të hotelit “Mediteran” sot është mbajtur tryeza e rrumbullakët dyditore për Kriporen, në të cilën do të diskutohet për dimensionin e ri për këtë hapësirë unike.

Projekti “Kriporja Ulqin” do të prezantohet në Bienalen e 15 të arkitekturës në Venecia, i cili fillon në fund të majit.

Sipas fjalëve të ministrit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq, pritet që arkitektët të ndihmojnë në pozicionimin e mëtejmë të Kripores në planin nacional dhe ndërkombëtar.

Ai, por dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, kanë thënë se duhet iniciuar prodhimi i kripës si parakusht për kthimin e jetës në Kripore.

Në tubim do të marrin pjesë një numër i madh i arkitektëve nga vendi dhe jashtë, funksionarëve shtetëror dhe komunal, si dhe ekologë, të cilët më herët e kanë vizituar Kriporen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi