Tubimi i parlamentarëve të Malit të Zi dhe Shqipërisë: FOLËN PËR KOMUNIKACION

starigradulcinjtoulcinj1 Në Kalanë e Ulqinit është mbajtur mbledhja e parlamentarëve të Malit të Zi dhe Shqipërisë të cilët folën për mundësitë e përmirësimit të lidhjeve të komunikacionit në mes këtyre dy vendeve. 11 anëtarë të parlamentit malazez dhe shqiptar kanë thënë që në këshillat e vet do të miratojnë përfundimet dhe pastaj do ti dërgojnë qeverive të veta përkatëse.

Kryetari i Këshillit për ekonomi, buxhet dhe financa Aleksandar Damjanoviq, i cili ishte organizatori kryesor i këtij takimi, ka thënë që lidhja më e mirë e komunikacionit forcon bashkëpunimin, kontribuon stabilitetin, ndal trendët negative demografike dhe rrit zhvillimin ekonomik.

Siç raporton Portali Ul-info, ministri i komunikacionit dhe detarisë të Malit të Zi Ivan Bajoviq ka theksuar që bashkëpunimi me Shqipërinë është i shkëlqyer dhe që dy vendet duhet të aplikojnë së bashku tek fondet ndërkombëtare për realizimin e një sërë projektesh në fushën e lidhjes së komunikacionit.

Elvis Koçi, i cili është anëtarë i Partisë socialiste të kryeministrit Edi Rama, tha që dy shtet kanë bashkëpunim strategjik. Ai foli për përparësitë e ndërtimit të rrugës nga Velipoja në Ulqin.

Është theksuar rëndësia e shfrytëzimit të lumit Buna, liqenit të Shkodrës, rrugës hekurudhore Podgoricë-Shkodër, si dhe nevoja që të përfundohet rruga prej Plavës në Podgoricë, e cila kalon nëpër territorin e Shqipërisë, e të cilën e potencoi kryetari i komunës së Plavës Orhan Shahmanoviq.

Në emër të kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka të pranishmit i përshëndeti nënkryetari Ardian Mavriq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi