Tubimi në Ulqin: KRIPOREN DUHET RUAJTUR

SolanaKriporja si hapësirë dhe kompani me rëndësi të veçantë për Ulqin dhe tërë Malin e Zi dhe për këtë arsye duhet të bëhen përpjekje shtesë që të iniciohet prodhimi. Për këtë arsye duhet të formohet komisioni i cili do të koordinojë aktivitetet në këtë drejtim, u përfundua në takimin i cili të premtën u mbajt me iniciativë të kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe administruesit në falimentim të kësaj kompani Ognjen Jovoviq.

Në këtë takim përveç organizatorit ishin të pranishëm dhe përfaqësuesit e disa ambasadave të huaja të akredituara në Podgoricë, “Eurofondit”, i cili është pronar shumicë i Kripores, Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Elektroekonomisë së Malit të Zi, drejtuesit e organizatës së dikurshme sindikale në këtë firmë dhe organizatave ekologjike.

Bojsha Shotra nga “Eurofondi” tha që prodhimi i kripës është jorentabil dhe do të jetë mirë që ndërmarrja të segmentohet. Por, qëllimit të tillë shumë rëndë janë kundërvënë të gjithë pjesëmarrësit e tubimit duke theksuar që kjo do të shkatërronte balancin ekologjik në këtë hapësirë. Ato njëkohësisht kanë akuzuar “Eurofond-in” që është fajtori kryesor që këtë vit n Kripore nuk do të ketë grumbullim të 80 të kripës dhe që ndërmarrja më e vjetër në Ulqin ndodhet në situatë katastrofale.

Përfaqësuesit e EEMZ kanë theksuar që udhëheqësia e Kripores nuk i ka respektuar marrëveshjet dhe për këtë arsye është ndërprerë rryma.

Në komisionin i cili do të tentojë të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes në Kripore do të jenë përfaqësuesit e komunës së Ulqinit, të pronarëve dhe ish punëtorëve, të cilët tash pesë javë gjenden në evidencën e Entit për punësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi