Tubimi për resurset natyrore: BUNA NUK NJEH KUFIJ

Tubimi per lumin Buna, Skup o rijeci BojaniMe formimin e Komisionit për bashkëpunim ndërkufitarë në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë sot ka përfunduar realizimi i projektit për menaxhim integral të zonës së lumit Buna.

Në takim i cili u mbajt në hotelin „Otrant“ ishin të pranishëm funksionarët e lartë të dy qeverive, komunës së Ulqinit dhe organizatave joqeveritare nga të dy anët e kufirit, si dhe organizatave ndërkombëtare të cilat përkrahen dhe mbikëqyrën këtë projekt.

„Kemi bërë analizën e hollësishme të gjendjes në këtë zonë dhe kemi realizuar projekte të shumta në katër vitet e kaluara“, tha ndihmës ministrja e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit të Malit të Zi Marija Vukçeviq.

Kolegu i saj Ervin Mete nga Shqipëria ka thënë se Buna dhe Liqeni i Shkodrës nuk njohin kufinj shtetëror, si dhe që bashkëpunimi i mirë duhet të konkretizohet.

Në emër të komunës së Ulqinit tubimin e përshëndeti nënkryetari Ardian Mavriq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi