Rreth 200 qytetarë të Ulqinit u tubuan të martën para Ndërtesës së Komunës në tubimin protestues kundër shitjes së planifikuar të trreth 8.000 metër katror të tokës së Komunës në Pyllin e Pishave.
Organizatorja kryesore e tubimit, aktivistja qytetare Zenepa Lika, tha se “për shkak të shkeljes së normave kushtetuese Ulqini është në këmbë dhe se tubimet e qytetarëve do të jenë gjithnjë e më masovike”.
Ajo tha se nga administrata lokale do të kërkohet vendosja e moratoriumit në ndërtim në të dy anët e shëtitores në Pyllin e Pishave.
Në tubim folën edhe Allma Dllakiq, Dajana Kovaçeviq, Bekim Basha, Dr. Lilana Gjurashkoviq, Xhelal Hoxhiq, Sami Flamuri dhe Dragan Briskoviq.