Turistët: KËTË VIT MË SHUMË DASHAMIRË TË SHPEZËVE NË ULQIN

Solana 4Disa grupe të organizuara të turistëve, dashamirë të shpezëve, kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë në Ulqin gjatë marsit dhe prillit.

Bëhet fjalë për mysafirë nga Europa perëndimore, të cilët do të vizitojnë një nga habitatet më të rëndësishme të shpezëve në “kontinentin e vjetër” – Kriporen e Ulqinit, si dhe Adën dhe Plazhin e madh.

Dashamirët e shpezëve janë, përndryshe, turistë me mundësi të larta financiare dhe kryesisht qëndrojnë në komplekset turistike Pallati Venecia dhe Kulla e Ballshajve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…