Turizëm: KËTË SEZON NË ULQIN E SHPËTUAN – SHQIPËRIA DHE KROACIA!

Edhe një sezon turistik është tejkaluar disi në Ulqin. Si ka filluar, mirë ka përfunduar, ky është konkluzion i cili vetvetiu imponohet.

Analiza krahasuese tregon që edhe këtë vit ngjarjet në regjion shumë më tepër shkuan në favor të Ulqinakëve, se që ato u munduan që sezoni të jetë i suksesshëm. Zgjedhjet, e pastaj dhe problemet me sigurinë e turistëve në rrugët e Shqipërisë, kanë përqendruar më shumë Kosovar në drejtim të Ulqinit se sa ato planifikuan më herët të vinin.

Problemet me viza dhe çmimet e larta në Kroaci kanë ndikuar që në rivierë të Ulqinit të jenë më shumë turistë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Rusia. Nëse do të jemi të mençur, vitin e ardhshëm nga këto tregje mund të kemi akoma më shumë turistë, si dhe nga Polonia dhe Çekia.

Sepse këtë sezon, përveç anëve të mira tashmë tradicionale në ofertë (plazhet e rregulluara, mikpritja, çmimet e ulëta të akomodimit), pak kishte ndonjë gjë të re dhe cilësore, në krahasim me një vit më herët. Edhe këtë që kemi, dorën në zemër, nuk është pak, mirëpo me menaxhim të mirë të destinacionit shumë gjëra mund të jenë shumë, shumë më të mira.

Vetëm një detaj flet më së shumti për marrëdhënien e pushtetit lokal ndaj kësaj dege më të rëndësishme ekonomike, por edhe ndaj qytetit në tërësi. Po a duhet të kalojnë tre javë që të mbulohet një gropë e thjeshtë në asfalt në rrugën e cila çon në Ranë (tek restoranti „Sidro“), dha ku gjatë ditës kalojnë me mijëra njerëz dhe automjete?! Dhe e cila çdo ditë bëhet gjithnjë e më e madhe! A guxon të ndodhë kjo në një qytet turistik? Dhe a na ka faj ndokush tjetër për këtë gjë? E, na falni, nuk ka! Derisa kjo gjë mos të ndryshoj, ne do ta humbim garën për turistë në terren të vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Gjekë Gjonaj: Shpirti arsimdashës i mësimdhënësve shqiptarë në SHM “Vëllazërim –Bashkim” i përballoi sfidat e kohës
Gjekë Gjonaj: Shpirti arsimdashës i mësimdhënësve shqiptarë në SHM “Vëllazërim –Bashkim” i përballoi sfidat e kohës

Shënimi i Ditës së Shkollës së Mesme “Vëllazërim – Bashkim” të Ulqinit, i cili u mbajt ditën e martë, më 21 mars, i tejkaloi përmasat

Ulqin: OFERTA PËR PUNËSIM NË “RIVA RESTAURANT“ NË RANË
Ulqin: OFERTA PËR PUNËSIM NË “RIVA RESTAURANT“ NË RANË

Riva Restaurant & Terrace ofron vende pune: kamarier/e, ndihmës kamarier/e, banakier/e, ndihmës banakier/e, ndihmës/e ne kuzhinë, mirëmbajtëse/ pastruese. Kontakt: hotel-riva@hotmail.com tel. +38267324393,

Bashkësia Islame: SONTE TERAVIA E PARË, NESËR DITA E PARË E AGJËRIMIT
Bashkësia Islame: SONTE TERAVIA E PARË, NESËR DITA E PARË E AGJËRIMIT

Bashkësia Islame e Ulqinit njoftoi se sonte në të gjitha xhamitë e Ulqinit do të mbahen teravitë e para. Kjo do të thotë se nesër,

Supermarketi SARS: AKSIONI „STOP INFLACIONIT“
Supermarketi SARS: AKSIONI „STOP INFLACIONIT“

Na vizitoni dhe shfyrtëzoni ofertën të cilën e kemi pregaditur për ju. Aksioni vlen në të gjithë marketët e SARS-it. Ju ofrojmë çmimet më të

Memorandum për bashkëpunim me Eko Fondin – Fokus në pastrimin e Port Milenës
Memorandum për bashkëpunim me Eko Fondin – Fokus në pastrimin e Port Milenës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari dhedrejtori ekzekutiv i Fondit për Mbrojtjen e MjedisitJetësor të Malit të Zi (Eko Fondi) Drashko Boljeviqkanë nënshkruar Memorandum