Organizata Turistike e Ulqinit synon të krijojë bashkëpunim sa më të mirë me përfaqësuesit e shoqatave turistike nga e tërë bota.
Gjatë kohëzgjatjes së Panairit të Turizmit në Prishtinë u nënshkrua Memorandumi për Bashkëpunim me Shoqatën Turistike Batuder nga Izmiri, në Turqi.
Këtë dokument e kanë nënshkruar drejtorët e këtyre organizatave, Gzim Hajdinaga dhe Azin Kazaçoglu.
Izmiri (Smyrna) është një nga qytetet dhe portet më të njohura në detin Egje, me 2,8 milion banorë.