Turizëm: PREZANTIMI NË BEOGRAD

Sajam Beograd, PanairiOrganizata turistike e Ulqinit dhe ndërmarrjet turistike nga kjo komunë do të marrinë pjesë në Panairin e 36 ndërkombëtar të turizmit “IFT” në Beograd, i cili do të mbahet nga 27 shkurti deri më 2 mars.

Në kuadër të prezantimit të Malit të Zi si destinacion për pushim, argëtim, rekreacion dhe aventurë, hotelierët do të ofrojnë aranzhimet për këtë sezonë.

Sidomos do të prezantohen festivalet muzikore, ndër to dhe Southern&Soul, i cili në fund të qershorit, për të dytën herë, do të mbahet në Plazhin e madh.

IFT në Beograd është manifestimi më i madh turistik në Evropën juglindore. Në kuadër të Panairit të turizmit mbahet dhe Panairi i pajisjeve hotelerike – HORECA, ndërsa në të njëjtën kohë mbahet dhe Panairi ndërkombëtar i verës – BEOWINE.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi