Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit dhe Organizata Nacionale Turistike e Malit të Zi, në bashkëpunim me disa organizata vendore turistike, duke përfshirë këtu edhe atë të Ulqinit, si dhe biznesin turistik po prezantojnë ofertën turistike të Malit të Zi, si vend partner, në panairin e turizmit “CMT” (Camping Motor Touristic), i cili mbahet prej me 11 deri më 19 janar në Shtutgart të Gjermanisë.
Ofertën e vet në këtë panair e prezantojnë disa ndërmarrje dhe agjenci turistike nga Ulqini.
Panairi “CMT” është panairi më i madh konsumues në Evropë me mbi 260.000 vizitorë dhe mbi 2000 ekspozues nga 100 vende të botës.