Turizëm: VIZITË E MIRË NË HOTELE, TË SHTUNËN NIS VALA E PARË E MADHE E TURISTËVE

Panorama, Ulqin, UlcinjËshtë bërë rregull vitet e fundit të vala e parë e madhe e mysafirëve të vijë në rivierën e Ulqinit ditën e dytë të Bajramit të Ramazanit. Në bazë të rezervimeve, kështu do të jetë edhe këtë fundjavë.
Në Ulqin në fillim të qershorit u shënua vizitë më e dobët në akomodim privat, por shumë më e mirë në hotele.
Kështu, për shembull, në këtë formë të akomodimit pushojnë gati dy mijë turistë, kryesisht të huaj.
Siç na tha drejtori ekzekutiv i Holiday Village Montenegro Davor Shvacov, në këtë kompleks kënaqen 571 mysafirë. “Kemi hyrë në verë, nga java në javë presim grupe të ri të turistëve”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…