Turizmi: DITA E 40 E KULMIT TË SEZONIT NË RIVIERËN E ULQINIT

Ulqin, Ulcinj, PanoramaEdhe pse ngadalë ka filluar të pakësohet numri i mysafirëve në rivierën e Ulqinit, akoma ka më shumë se 70 mijë.

Kushtet ideale për pushim dhe çmimet e ulura të akomodimit janë faktori kyç që Ulqini është akoma i mbushur me turistë.

Sot, përndryshe, është dita e 40 e vizitës shumë të mirë. Kulmi i sezonit në Ulqin filloi më 18 korrik, gjegjësisht ditën e dytë të Bajramit të Ramazanit.

Vala më e madhe e ikjes pritet në fund të kësaj jave, sepse në vendet e regjionit më 1 shtator fillon viti shkollor.

Nga hotelet e Ulqinit është njoftuar se, duke marrë parasysh rezervimet, duhet pritur vizitën shumë të mirë në ato objekte gjatë tërë shtatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi