Turizmi: GUSHTI “MBULOI” GROPËN E KORRIKUT

Miami beach“Para Bajramit kemi menduar që nuk do të kemi as për dru. Tani kemi për dru dhe për blerje të mishit për dimër”, tha një nga banorët e Ranës.

Me të vërtet: Ky cunami i turistëve në 25 ditët e kaluara ka “mbuluar” minuset nga korriku, saktësisht ka mbushur “gropën e korrikut”.

Për këtë arsye çdo ditë me vizitë të mirë në të ardhmen është vetëm fitim për të gjithë në Ulqin. Nëse moti i mirë do të zgjas, e të tilla janë paralajmërimet, atëherë do të realizohen pritjet e hotelierëve që do të kenë rezultate të mira gjatë shtatorit, madje edhe në tetor.

E gjitha kjo do të mundësojë që qytetarët e Ulqinit më të lehtësuar të presin dimrin e ardhshëm. Akoma më e rëndësishme është që të bëhet analiza e asaj se si vijoj ky sezon, si dhe deri në nëntor të bëhet strategjia për sezonin e ardhshëm.

Portali Ul-info për shkak të rëndësisë së kësaj teme do të hap debat publik, ndërsa nga ana e jonë do të tregojmë në anët e mira dhe të këqija të këtij sezoni dhe të propozojmë masat që situata të përmirësohet në interes të krejt komunës, si dhe industrisë turistike të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi