Turizmi: PËR HOTELE NË ULQIN SOT FILLON SEZONI I VËRTETË

Palata Venezia 4Dita e sotme, 6 qershori, mund të shënohet si fillimi i sezonit të vërtet në hotelet e Ulqinit.

“Prej sot në hotelet tona në Plazhin e madh dhe Adë fillon të vinë grupet e mëdha të mysafirëve dhe kështu, sipas rezervimeve që kemi, do të jetë deri në fund të shtatorit”, tha zëdhënësja e Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” Ana Zhivanoviq.

Akoma më preciz janë në kompaninë “Real estate”, e cila menaxhon apartamentet luksoze “Pallati Venecia” dhe “Kulla e Ballshajve” në Kala. “Prej sot deri më 19 shtator tek ne nuk do të ketë dhoma boshe”, tha menaxheri i kësaj kompani Qazim Resulbegoviq.

Në këto kompani në pesë muajt e parë të këtij viti janë realizuar për një të tretën më shumë fjetje se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi