Që nesër mund ta hapim hotelin dhe të fillojmë punën. Presim rekomandimet dhe vendimet e organeve kompetente, deklaruan për Portalin Ul-info nga një nëdrmarrje hotelierike në Ulqin.
Thuhet se është e vështirë të jepen vlerësimet për suksesin e këtij sezoni, meqë akoma nuk dihet se kur do të hapen pikat kufitare.
„Është shumë e rëndësishme që në Ulqin të kemi situatën e mirë epidemiologjike dhe imazhin e destinacionit të sigurt. Po ashtu, akomodimi privat, shtëpitë për pushim dhe një pjesë e madhe e hoteleve të vegjë kanë kapacitet të madh dhe mund të plotësojnë kriteret e distancës fizike“, mendojnë puntorët turistik.
Nga Qeveria e Malit të Zi më herët paralajmëruan se me 18 maj, e ndoshta edhe të hënën me 11 maj, planifikohet hapja e hoteleve, lokaleve dhe restoranteve.