Në rivierën e Ulqinit këto ditë pushojnë tre herë më shumë mysafirë nga Bosnja dhe Hercegovina se vitin e kaluar në të njëjtën kohë.
“Kroacia është shumë më e shtrenjtë prej momentit që është bërë anëtare e Bashkimin Evropian, kështu që populli vendos më tepër për Malin e Zi, kryesisht Ulqinin”, thotë Ismet Peshiq nga Sarajeva.
Si arsye për pushim në Ulqin janë dhe plazhet ranore pafund dhe çmimet e volitshme.
“Ky është vend për pushim të mirë dhe argëtim të mirë, edhe pse ka hapësirë të bëhet shumë më tepër”, thotë Munavera Kebo nga Sarajeva dhe thekson: “Mbas 20 viteve për herë të parë jam në Mal të Zi. Natyra është shumë e bukur. Pastërtia mund të ishte në nivel më të mirë. Vende për me del ka shumë, derisa edhe çmimet janë të volitshme. Në tërësi, nuk është keq, edhe pse mundet me qen shumë më mirë”.
Nga OT Ulqin nuk e fshehin kënaqësinë me vizitë të mirë. “Në prill të këtij vit kishim promocionin e ofertës tonë turistike në Sarajevë, e pak kohë më parë këtu kanë qëndruar gazetarët e medieve më të rëndësishme të Bosnjës dhe Hercegovinës. Kemi pritur vizitë të mirë, por me të vërtet jo në këtë numër”, thotë menaxheri i këtij institucion të Ulqinit Qazim Hoxha.