Në organizim të Klubit të hendbollit “Ulqin”, të dielën do të mbahet Turneu i dytë memorial “Lubomir-Lubo Kuzman”.
Në këtë turne marrin pjesë katër ekipe të kadetëve: “Mornari” nga Tivari, “Budva”, “Sutjeska” nga Nikshiqi dhe nikoqiri, ekipi i “Ulqinit”.
Ky turne luhet në nder të ish lojtarit të këtij klubi Lubomir Kuzman, i cili tragjikisht vdiq në stërvitje, me 17 maj të vitit të kaluar.