Para rreth dy mijë shikuesve të dielën mbrëma, pas 19 ditësh, përfundoi turneu ndërkombëtar në futboll të vogël “Ulqini 2017”, në të cilin morën pjesë 12 skuadra.
Në një ndeshje shumë interesante, skuadra “Ana e Malit” në finale fitoi ekipin “Ciling” me rezultatin 7:3.
Për lojtarin më të mire të turneut u shpall Igor Qetkoviq, shënuesi më i suksesshëm ishte Fatmir Mollabeqiri, ndërsa portieri më i mire Arben Meqikukiq.