Në Budvë të shtunën është mbajtur Turneu rotari, në të cilin skuadra e Ulqinit ka shënuar rezultate shumë të mira.
Kështu Dritan Abazoviq fitoi vendin e parë në ping pong, ndërsa Ilir Harasanit i takoi vendi i dytë në notë.
Skuadra e Ulqinit, e udhëhequr nga Dilaver-Cuci Kuqi, po ashtu u rendit lartë në tërheqjen e litarit, duke fituar vendin e dytë.
Përndryshe, në këtë manifestim, i cili u mbajt në ishullin Shën Nikolla, përveç rotarianëve dhe mysafirëve të tyre nga Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Kroacia, BdheH dhe Greqia, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e korit diplomatik nga Mali i Zi.