Para saktësisht pesë muajsh, më 7 gusht të vitit të kaluar, organizatat e shoqërisë civile kanë dorëzuar tetë emra kandidatësh për anëtarët e Këshillit për zhvillimin dhe mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale.
Njoftimin publik për propozimin e kandidatëve e ka shpallur Këshilli për zgjedhje dhe emërime të Kuvendit komunal të Ulqinit, në krye të së cilit është Xhaudet Cakuli.
Por, as 150 ditë nuk ishin të mjaftueshme Këshillit që të sjell vendim për këtë, edhe pse kjo është diçka që e kanë të gjitha vetëqeverisje lokale në Mal të Zi, e përveç kësaj edhe pikë në marrëveshjen e koalicionit të partive qeverisëse në Ulqin.
Në këtë mënyrë shkelen rëndë procedurat dhe e drejta efikase ligjore e qytetarëve që të kontrollojnë pushtetin ekzekutiv. Nëse dihet që në mesin e kandidatëve të propozuar janë dy doktorë shkencash (të gjuhës gjermane dhe shkencave kompjuterike), dy juriste të njohura dhe katër anëtarë të rëndësishëm të shoqërisë civile, atëherë çdo muhabet është i tepërt.
Dhe askush nuk duhet të habitet se çfarë po na ndodh kur një vendim më i thjesht nuk mund të bihet për 150 ditë të plota! Turp!!!